Albin Kurti, deputeti i VV-së është sjell nga policia në gjykatë, ku pritet të nisë seanca ndaj tij dhe tre deputetëve tjerë të kësaj partie.

Kurti është sjellë me duart lidhur me pragna në seancë, raporton Indeksonline.

Kujtojmë që Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi  akuzohen për hedhje  të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Të thirrur si dëshmitarë në këtë seancë janë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, megjithatë ata ende nuk janë paraqitur në sallë.


/Ora News.tv/