Administratori i shoqërisë Albgaz Arbër Avrami dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri morën pjesë në ceremoninë e përurimit të gazsjellësit TANAP e cila u zhvillua në Turqi. TANAP-i do të ketë një kapacitet total vjetor prej 16 miliardë metra kub gaz, nga të cilat 6 miliardë janë për tregun turk, ndërsa 10 miliardë metra kub do të dërgohen në Evropë.

Shqipëria bëhet pjesë e ceremonisë për nisjen e punimeve për ndërtimin e projektit TANAP. Administratori i Operatorit të Kombinuar të Gazit Natyror në Shqipëri Arber Avrami, së bashku me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri përfaqësuan delegacionin Shqiptar në Ceremoninë e përurimit të gazsjellësit TANAP, pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, i cili do të transportojë gazin e Azerbajxhanit përmes Turqisë në Evropë.

Gazsjellësi TANAP do të ketë një kapacitet total vjetor prej 16 miliardë metra kub gaz, nga të cilat 6 miliardë janë për tregun turk, ndërsa 10 miliardë metra kub do të dërgohen në Evropë. Ceremonia e përurimit u organizua nën patronazhin e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në qytetin Eskishehir, nga ku morën pjesë kryetarët e shteteve dhe qeverive mike si dhe ministrat e Energjetikës të vendeve përkatëse pjesëmarrëse në këtë projekt.

Kjo pjesëmarrje vjen vetëm një ditë mbas Ceremonisë së Nënshkrimit të Marrëveshjes "Joint Venture" midis Albagaz dhe SNAM Italia, e cila përfaqëson nivelin më të lartë të standarteve në fushën e operimit dhe mirëmbajtjes së rrjeteve të transmetimit të gazit, me një pjesëmarrje triumfuese të Albgaz me 75% të aksioneve.

Gazsjellësi (Transanadollian) TANAP, ka filluar në kufirin Turqi-Gjeorgji dhe do të përfundojë në qytezën kufitare Ispala (në kufi me Greqinë). Faza tjetër e projektit do të vazhdojë me gazsjellësin Transadriatik (TAP), i cili do të kalojë në Ballkan dhe zgjatet deri në Evropë.

/Ora News.tv/