Shvlerësimi i euros do të sjellë dëme të mëdha në ekonominë shqiptare. Kështu u shpreh  Presidenti i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi. Në një lidhje direkte për Ora News Zusi tha se nëse nuk merren masa ekonomia shqiptare do të futet në krizën ekonomike më të thellë pas asaj të vitit 2010.

Ai solli 6 raste në sektorë të ndryshme, ku si pasojë e rënies së euros kanë shkuar në humbje.

Alban Zusi: Ndoshta ekonomia shqiptare do të futet në krizën ekonomike më të thellë pas asaj të vitit 2010. Unë mendoj që të gjitha mediat duhet të sensibilizojë në mënyrë që qeveria të fillojë të reagojë. Deri tani nuk ka asnjë lloj reagimi, as nga qeveria dhe as nga Banka e Shqipërisë për çfarë po ndodh nga qeveria shqiptare.

Nga sketori i materialeve të ndërtimit pritshmëria është që brenda një muaj 7-8 fabrikat kryesore të prodhimeve të materialeve të ndërtimit të mbyllen fare. Pra 3.5 mln euro eksporte në vit nga ky sektor të shkojë në zero.

Nga sektori i fruta perimeve vetëm një operator raportoi 300 mln lekë më pak në ekonomi.

Në sektorin e fasonëve një eksportues raportoi 5-9 mijë euro më pak në muaj të ardhura të cilat po përballohen nga vetë bizneset por që në fund do reflektohen në mungesë të investomeve sepse cmimet nuk pranon njeri ti rrisë.

Në sektorin e qumshtit nuk raportohet ende rënie e çmimeve, por raportohet një rritje e ndjeshme e operatorëve të huaj në treg e cila më vonë do të shoqërohet me shtytje nga tregu të prodhimi vendas.

Një mbarështues i kafshëve të gjalla raportoi se në dy muajt e fundit për shkak të rënies së euros dhe importit me cmime të ulura në dy muaj të fundit i ka rënë me 30% shitja dhe gjendet në vështirësi serioze.

Ndërsa hotelet raportojnë pamundësi totale për ta reflektuar në rritjen e cmimit rënien e euros për shkak se kontratat në turizëm janë të shumta por nuk mund ta reflektojnë këtë rënie të euros dhe do shkojë totalisht në humbjen e tyre.

Nëse do vazhdojë kjo situtë në vjeshtë ne do të ndjejmë efektet e para të krizës dhe në pranverën e vitit të ardhshëm asnjëri nuk do ta kundërshtojë krizën.

/Ora News.tv/