Përveçëse janë bashkëshortë, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj bashkëpunojnë edhe në jetën profesionale.

Çifti i bashkëshortëve kanë kënduar disa herë së bashku në skenë shqiptare dhe tani do të vijnë me nje duet të ri. Lajmi është aluduar nga vetë këngëtarja në rrjetin e saj social Instagram. Ajo ka publikuar një foto së bashku me Albanin me mbishkimin: A jeni gati për duetin e rradhës?

Kjo ka lënë të nënkuptohet se do të vijnë me një bashkëpunim të ri së shpejti.

Edhe në të kaluarën çifti i dashur për publikun shqiptar janë shfaqur  në skenë duke kënduar së bashku, si edhe kanë realizuar duetet “Ende ka shpresë” dhe “Let me die with you” të cilat kanë qenë mjaft të sukseshme.

/Oranews.tv/

/Ora News.tv/