Bie alarmi për Rikthimin në Shqipëri të virusit AH1N1, i njohur edhe si Gripi i Derrit.

Dy fëmijë u dyshuan në Elbasan, si të prekur, duke rikthyer frikën e virusit vdekjeprurës, por drejtorja e Shëndetit Publik, Elvira Xhyra në një intervistë për Ora News, thotë se analizat rrëzuan çdo aludim.

Xhyra: Janë bërë analizat e personave të dyshuar dhe është verifikuar se ka qenë thjesht grip stinor.

Fruthi është një tjetër sëmundje që shkaktoi alarm në vend këtë fillim janari, me 27 raste që mbeten të izoluara vetëm në Tiranë.

Xhyra: Në rrethin e Elbasanit nuk kemi asnjë rast së fruthit.

Por bashkë me fruthin u rikthye edhe debati për vaksinën kundër sëmundjes.  Një pjesë e prindërve refuzojnë të vaksinojnë të vegjlit e tyre për shkak të frikës së konsideruar “legjendë urbane” të pasojave tek fëmijët. Fenomeni vihet re edhe në konsultoret e Elbasanit.

Marinela Qosja: Deri para pak kohësh kanë refuzuar sepse kanë pasur frikën e autizmit.

Ndërkohë qendrat spitalore në të gjithë vendin vijojnë të përballen me fluks pacientësh të prekur nga  viruset gripale, por vendi nuk është në epidemi

/Ora News.tv/