Alarmi nga plastika, Toka mund të rrethohet 7 herë në orë nga qeset

Alarmi nga plastika, Toka mund të rrethohet 7 herë në orë

Rreth 5 mijë miliardë qese plastike përdoren çdo vit në botë, si pjesa më e madhe e mbetjeve plastike një pjesë e vogël e të cilave riciklohen, thuhet në një raport të OKB të publikuar të martën në Ditën Botërore të Mjedisit.

Sipas raportit, nëse konsumi i qeseve plastike vijon me ritmet aktuale, atëherë deri në vitin 2050 do të ketë 12 miliardë ton mbetje plastike në botë.

Nëse qeset do të lidheshin me njëra-tjetrën, mund të rrethojnë planetin shtatë herë në orë, thuhet në raport.

Lufta kundër ndotjes plastike është tema e Ditës Botërore të Mjedisit për këtë vit që synon rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit në mbarë botën, ndërsa vendi pritës është India.

“Në Ditën Botërore të Mjedisit, ne riafirmojmë angazhimin tonë për një planet më të pastër dhe më të qëndrueshëm. India pret festimet globle këtë vit. Dhe ne jemi të detyruar të lëmë një trashëgimi të gjelbër dhe eko miqësore për fëmijët tanë", ka shkruar presidenti indian në twitter.

Dita Botërore e Mjedisit u mbajt për herë të parë në vitin 1974 dhe është shndërruar në një platformë globale në mbi 100 vende në botë me qëllim përqëndrimin e vëmendjes në çështjet mjedisore si ndotja detare, ngrohja globale etj.


EMISIONET