Shefja e ONM: Të zbatohen ligjet, të shkojnë njerëzit në burg

Shefja e ONM: Të zbatohen ligjet, të shkojnë njerëzit

Reforma në drejtësi ka pak rëndësi nëse ajo nuk nis të zbatohet dhe të dënojë çdo zyrtar të inkriminuar të shtetit. Drejtuesja e zyrës europiane për Ballkanin Perëndimor dhe ONM-në, Genoveva Ruiz Cavalera, fajëson politikën për zvarritjen e gjyqësorit të pavarur.

Shqipëria nuk ka të ardhme në Bashkimin Europian nëse nuk siguron një shtet ligjor funksional dhe dënime me burg për zyrtarët e inkriminuar.

Këtë komente bëri të enjten shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Cavalera, në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Poznan të Polonisë.

Calavera: Duam të shohim që ligjet zbatohen, që njerëzit shkojnë në burg, që asetet e krimit sekuestrohen dhe që kemi mjaftueshëm fakte a prova, dhe jo vetëm ligje, për të treguar që sistemi është i konsoliduar. Sistemi në Shqipëri po tronditet, dhe të gjithë politikanët duhet ta kuptojnë vlerën që ka respektimi dhe mbështetja e kësaj reforme.

Përkundër pretendimeve se reforma në drejtësi nuk po avancon sa duhet, zyrtarja europiane tha se kjo është për faj të politikës.

Calavera: Jam shumë e lumtur që për shkak të popullit shqiptar dhe jo për shkak të politikanëve, për shkak të qytetarëve, ka nisur një ndryshim dramatik në Shqipëri. Unë besoj se reforma po shkon në drejtimin e duhur, dhe se Shqipëria do të arrijë të kapë kohën e humbur deri tani.

Samitit të Polonisë për vendet kandidate për anëtarësimin në BE iu drejtua të enjten edhe komisionieri për zgjerim, Johanes Han.

Ai përsëriti qëndrimin në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin tetor.

EMISIONET