"Jemi shumë afër një incidenti fatal me Truqinë". Kështu u shpreh ministri i Mbrojtjes të Greqisë Panos Kammenos në një intervistë dhënë për gazetën franceze "Liberation".

"Ne jemi të detyruar të mbrojmë territorin tonë, i cili nuk është vetëm grek, por edhe europian" tha ministri Kammenos.

Ministri tha se me shkeljen e ujërave territoriale dhe hapësirës ajrore, greke dhe evropiane, Ankaraja thotë se po përpiqet gjithashtu të ushtrojë presion mbi Evropën dhe kështu Athina raporton çdo incident në Evropë dhe NATO.

I pyetur për të komentuar çështjen e emrit të Maqedonisë ai tha: Përdorimi ose jo i termit "Maqedoni" nuk është çështje e egozimit grek, por e së vërtetës historike dhe e qytetërimit grek dhe europian.

"Maqedonia është përdorur vetëm nga Tito, që donte të krijonte një Maqedoni të Egjeut. Ka simbole që duhet të pushojnë së përdoruri", tha ministri i Mbrojtjes së Greqisë.

/Ora News.tv/