Alarm për bombë në qiellgërvishtësen në Madrid ku 'strehohen' ambasadorët

Qiellgërvishtësja 57 katëshe në Madrid është evakuuar pas një alarmi për bombë në Ambasadën Australiane.

Forcat xheniere kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, që është një katër kullat e Paseo de la Castellana.

Ambasada e Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Holandës janë gjithashtu të vendosura brenda ndërtesës, ku punojnë më shumë 2.000  persona.

Helikopterët e policisë gjithashtu ndodhen në zonë.

Mediat lokale raportojnë se kërcënimi me bomë ishte bërë në ambasadën australiane.

Nuk është raportuar asnjë i lënduar ose dëmtim në ndërtesë.

Pak pas marrjes së njoftimit, policia konfirmoi se alarmi ishte i rremë.

Torre Espacio është rrokaqielli i katërt më e lartë në Spanjë dhe i 24-rti në Evropë.

EMISIONET