Akuzohet për përdhunim, vëllai i Ronaldos: Në Madeiro është një idhull

Akuzohet për përdhunim, vëllai i Ronaldos: Në Madeiro

Pas bashkëshortes së tij dhe mamasë, në mbrojtje të Cristiano Ronaldos ka dalë është vëllai i tij. Hugo Aveiro ka ka insistuar se akuzat për përdhunim të ngritura për sulmuesin e Juventusit janë thjeshtë "fake".

"Vëllai im është një hero në Madeira. Ai ka një ndikim të madh këtu sepse ai ka bërë shumë për ishullin, "tha ai për The Times.

"Rreth gjysmë milioni njerëz vijnë çdo vit në muzeun CR7. Vëllai im kthehet zakonisht në prag të Vitit të Ri, sepse është ditëlindja e nënës sonë, ka shumë fishekzjarre, edhe pse këtë vit ai mund të jetë në Dubai. Njerëzit këtu janë mbrojtës të tij, sepse të gjithë e njohin atë. Mediat lokale po thonë vetëm gjëra të mira dhe njerëzit do të qëndrojnë prapa tij. Ai është një ikonë e Madeiras ".

 I pyetur për akuzat për përdhunim, Aveiro u përgjigj:

"Janë të gjitha të manipuluara. Duan të hedhin baltë mbi imazhin e vëllait tim dhe familjes sonë. Drejtësia do të na japë të drejtë, por unë e di se vëllai im është i pafajshëm. "-deklaroi Aveiro.

Ronaldo është në qendër të akuzave nga modelja amerikane Kathryn Mayorga, c cila pretendon se është përdhunuar nga Ronaldo në vitin 2009 dhe më pas është paguar me 375,000 dollarë për të heshtur.

33-vjeçari iu bashkua Juventusit në një kontratë prej 112 milionë eurosh nga Real Madrid gjatë verës dhe u bë lojtari i parë në pesë Ligat më të mëdha evropiane që shënon 400 gola.

EMISIONET