Akuzohet për ngacmim seksual Michael Douglas, reagon Catherine Zeta-Jones

Akuzohet për ngacmim seksual Michael Douglas, reagon Catherine Zeta-Jones

Duket se viti 2018 ka sjellë një trend në Hollywood,  shpërthimin e akuzave seksuale nga ana e artistëve.

Akuza të tilla kanë përfshirë edhe një ndër aktorët më të njohur, Michael Douglas, i cili është akuzuar nga një punonjëse për përdorim fjalori të ndyrë dhe masturbim në prani të saj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i aktorit, i cili ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke theksuar faktin se çdo gjë e thënë është gënjeshtër.

Për akuzat ndaj Michael Douglas ka reaguar bashkëshortja e tij Catherine Zeta-Jones e cila ka deklaruar se familjarisht qendrojnë krah çështjes.

Bashkëshortja e aktorit ka shprehur besimin ndaj Douglas dhe se nuk ka asnjë dyshim për fjalët e tij.

EMISIONET