Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri ripërsërit kërkesën për lirimin nga burgu

Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri ripërsërit kërkesën për

Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri, i akuzuar për korrupsion pasiv, kërkon sërish lirimin nga burgu.

Avokati Ardian Visha ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë të Krimeve të Rënda, ku kërkon lirimin e klientit të tij nga qelia për shkak të gjendjes se tij të rënduar shëndetësore.

Tek Krimet e Rënda është paraqitur serish kërkesa për zëvendësim mase për Shkëlqim me argumentin se prej 2 muajsh Prokuroria s'ka bërë asnjë veprim dhe nuk e ka marrë asnjëherë në pyetje ish-gjyqtarin.

46-vjeçari u arrestua më 9 nëntor 2017 pasi dyshohet se ka marrë rryshfet për ndryshimin e vendimit gjyqësor ndaj shtetasit Gentian Doda. Ai ishte i dënuar me 20 vjet burg pasi në 1997 në Burrel vrau Gazmir Dedja dhe Asllan Gjokën.

Dyshohet se kundrejt vendimit Doda, ka fituar lirinë. Si prova materiale, policia sekuestroi në shtëpinë e Mirit një shumë prej 174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë.



EMISIONET