Akuzat për përdhunim, detaje të reja kundër Ronaldos

Akuzat për përdhunim, detaje të reja kundër Ronaldos

Akuzat ndaj Cristiano Ronaldos për abuzim seksual ndaj ish-misit Kathryn Mayorga duket se kanë nisur të vërtetohen.

Prestigjozja gjermane "Der Spiegel" ka zbuluar disa dokumente të reja ku emri i futbollistit portugez dhe ish-misit të Navadës janë zëvendësuar me iniciale, për të ruajtur anonimatin. Sipas saj fituesi i 5 Topave të Artë rrëfen se kur ka kryer marrëdhënie seksuale me amerikanet, kjo e fundit e ka kundërshtuar disa herë lojtarin e Juventusit, por pavarësisht kësaj, ai nuk është ndalur deri në përfundim të aktit.

Në dokumentin në fjalë pretendohet që 33 vjeçari më pas i ka kërkuar falje Mayorga, por megjithatë thekson se ish-misi nuk ka bërë ndonjë lëvizje ku tregonte mos-dëshirën e saj për të kryer marrëdhënie intime me ish-yllin e Realit të Madridit. Ndërkohë studio ligjore që përfaqëson lojtarin bardhezi i ka cilësuar këto dokumente si të manipuluara. Kujtojmë që vetë futbollisti e mohoi akuzën e dhunimit seksual disa kohë më parë, kur "Der Spiegel" sapo kishte publikuar rrëfimin e Kathryn Mayorga.

Sidoqoftë do të jetë gjykata ajo që do të konfirmojë dokumentet e reja të dalura në dritë, nëse janë apo jo të falsifikuara.

EMISIONET