Pretendimet për përdhunim të bëra kundër Cristiano Ronaldos janë një "fushatë shpifje bazuar në dokumentet dixhitale të vjedhura dhe të manipuluara lehtësisht", sipas avokatit të lojtarit, Peter Christiansen.

Në deklaratën nga Christiansen thuhet se portugezi i mohon me forcë të gjitha akuzat në këtë aksion civil. Ronaldo nuk e mohon se ai ka rënë dakord për të bërë një marrëveshje, por "arsyet që e çuan atë për të bërë këtë janë shtrembëruar.

"Kjo marrëveshje nuk është aspak rrëfim i fajit. Ajo që ndodhi ishte thjesht se Cristiano Ronaldo ndoqi këshillat e këshilltarëve të tij për t'i dhënë fund akuzave që mund të bëheshin ndaj tij, në mënyrë që pikërisht t'i shmangeshin këtyre akuzave, siç janë ato që po dëshmojmë tani, për punën e vështirë, aftësinë atletike dhe korrigjimin e sjelljes. Për fat të keq, tani ai është i përfshirë në një proces gjyqësor që është shumë i zakonshëm në Shtetet e Bashkuara".-thuhet në deklaratën e Christiansen.

Ronaldo akuzohet nga një 34 vjeçare amerikane, Kathryn Mayorga për përdhunim në vitin 2009, ndërsa ka pohuar se është paguar nga ylli portugez për të heshtur. Për këtë çështje policia e Las Vegas ka nisur hetimet. 

/Ora News.tv/