Jose Mourinho mbetet një "Special One".

Portugezi i Manchester United është tallur me deklaratën e  trajnerit holandez, Frank de Boer, për të cilin tha se është trajneri më i dobët në botë dhe në histori të Premier Ligë.

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho nuk i ka pranuar kritikat e Frank de Boer, i cili kishte folur për anglezin Marcus Rashford.

Kam lexuar se çfarë ka thënë trajneri më i dobët në botë dhe në histori të Premier League. De Boer ka thënë se Rashford nuk është mirë që ka një trajner si unë. Por, nëse Marcus do të kishte një trajner si ai, ai do të mësonte si të humbiste, sepse ka humbur të shtatë ndeshjet në Angli”,-tha Mourinho në konferencën për media, para ndeshjes me Sevillan.

Ish-trajneri i Ajax, Inter dhe në Crystal Palace në Premier League, në një intervistë kishte "akuzuar" Mourinho-n si trajnerin më të papërshtatshëm për të nxjerr në pah talentin e sulmuesit të ri anglez, Marcus Rashford.

/Ora News.tv/