Bashkëthemeluesi i markës së famshme të modës Guess po heq dorë si kryetar ekzekutiv pas akuzave për sjellje të pahijshme por do të qëndrojë në bordin e saj deri në vitin 2019.

Guess tha se një komitet i posaçëm nuk arriti që të vërtetonte asnjë akuzë ndaj Paul Marciano, përfshirë puthje dhe ngacmime seksuale.

Por zbuloi së Marciano ka përdorur gjykim të pakët në komunikimet e tij me modelet dhe fotografet.

Guess dhe Paul Marciano do të paguajnë 500.000 dollarë për pesë individë.

Pretendimet ndaj Paul Marciano, i cili mbetet si shefi kryesor krijues i Guess, dolën në shkurt kur modelja Kate Upton shkroi në Twitter se ishte "zhgënjyese" fakti që Guess po i jepte fuqi duke e mbajtur akoma si drejtorin e saj krijues.

Pastaj në një intervistë për Time, Upton pretendoi se Marciano e kishte sulmuar seksualisht.

Pretendimet e Upton u konfirmuan nga fotografja Yu Tsai. Paul Marciano tha se pretendimet ishin "absolutisht false".

Guess tha se hetuesit intervistuan më shumë se 40 njerëz dhe shqyrtuan rreth 1.5 milion faqe të dokumenteve.

"Shumë nga pretendimet nuk mund të konfirmoheshin. Në disa raste, nuk mund të arrihej asnjë përfundim për shkak se individët ose refuzuan të intervistoheshin ose jepnin informacion të pamjaftueshëm për hetuesit,"-tha Guess. 

"Hetimi zbuloi se në disa raste Paul Marciano ushtronte gjykim të dobët në komunikimet e tij me modelet dhe fotografet, duke u vendosur në situata në të cilat mund të lindnin akuza bindëse për sjellje të pahijshme."

Paul Marciano është zëvendësuar si kryetar nga vëllai i tij Maurice Marciano dhe do të largohet nga kompania më 30 janar 2019 kur skadon edhe kontrata e tij.

Paul Marciano gjithashtu do të vazhdojë të marrë pagën e tij derisa të largohet.

Paga e tij u pezullua midis 20 shkurtit dhe 11 qershorit, ku gjatë kësaj kohe u hetuan akuzat dhe u paraqitën në bordin e Guess.


/Ora News.tv/