Akuza për përdhunim, Ronaldo kërcënon të padisë revistën

Akuza për përdhunim, Ronaldo kërcënon të padisë

Avokatët e Cristiano Ronaldos po kërcënojnë se do padisin revistën gjermane Der Spiegel pasi botuan akuzat të hollësishme dhe grafike se ylli portugez përdhunoi një grua në Las Vegas në 2009.

Avokati i futbollistit, Christian Schertz lëshoi një deklaratë duke e quajtur artikullin të paligjshëm dhe pretendoi se do të kërkonte kompensim nga revista për dëmet morale.

"Raportimi në SPIEGEL është i paligjshëm dhe shkel të drejtat personale të klientit tonë Cristiano Ronaldo në një mënyrë jashtëzakonisht serioze. Do kërkojmë në veçanti kompensim për dëm morale me një shumë që korrespondon me gravitetin e shkeljes, që ndoshta është një nga shkeljet më serioze të të drejtave personale në vitet e fundit,"-tha avokati.

Revista njoftoi se sulmi i dyshuar seksual ndodhi në qershor 2009 në një dhomë hoteli në Las Vegas.

Sipas akuzave Ronaldo përdhunoi Kathryn Mayorga.

Futbollisti dhe Mayorga thuhet se arritën një marrëveshje lidhur me incidentin e pretenduar, ku sulmuesi i Juventues i paguajti 375 mijë dollarë për të heshtur.

Pretendimet u përhapën fillimisht në prill 2017, kur Der Spiegel publikoi historinë e parë pa identitetin e viktimës së supozuar bazuar në dokumente.

Identiteti i Mayorga dhe detaje nga incidenti i supozuar u zbuluan në historinë e fundit.

Ronaldo mohoi kategorikisht akuzat duke thënë se seksi ishte konsensual.

EMISIONET