Akuza e fortë e Gjekmarkajt: Qeverisja e Ramës, veriorofobike

Akuza e fortë e Gjekmarkajt: Qeverisja e Ramës, veriorofobike

Pedagogu Agron Gjekmarkaj teksa analizon atë çfarë po ndodh në Shkodër, thekson se qeveria aktuale ka shfaqur "gegofobi" ndaj veriut

Gjekmarkaj: Socialistët me një lokalizëm absurd kanë përjashtuar veriun e Shqipërisë nga drejtimi i Policisë, duke i marrë të gjithë drejtuesit e lartë nga katundi i tyre. Kjo është gegofobi, siç është në traditën e lashtë të PPSH-së, e cila u shndërrua në PSSH. Këta pushtetin e shohin si revansh dhe sundim. Sot jeta e njeriut në vendin tonë kushton më lirë se ajo e një pule fshati.

Në një artikull për "Panorama", Gjekmarkaj thotë se situata kriminale në vend është e rënduar.

Gjekmarkaj: Prej 5 vitesh qeveris Partia Socialiste me në krye një burrë, që as më pak e as më shumë, por toptan me gojën plot, këtij vendi i ka premtuar Rilindje. Historia e Saimir Tahirit me Policinë që duam dhe hashashin që na mbolli, dihet. Mesa duket, në kohën e tij çunat e alltisë ishin të zënë me mbjellje-korrje. Tani në kohën e Xhafajt, i cili u prezantua si dora e hekurt e ligjit dhe moralit socialist, situata nuk duket se ka përmirësim. Xhafaj ka dështuar si ministër i Brendshëm jo thjesht për historinë me të vëllain, por për ndodhitë tragjike në terren.

EMISIONET