Akuza e dytë ndaj Cristiano Ronaldos për sulm seksual

Akuza e dytë ndaj Cristiano Ronaldos për sulm seksual

Avokati i Kathryn Mayorga, që pretendon se është përdhunuar nga Cristiano Ronaldo, thotë është kontaktuar nga një grua e dytë e cila akuzon yllin e futbollit për sulm seksual.

Leslie Stovall tha për Mail: "Unë kam pasur një telefonatë nga një grua që pretendon të ketë pasur një përvojë të ngjashme".

Por avokati i modeles ka refuzuar të zbulojë emrin e gruas në fjalë.

Ronaldo akuzohet se ka përdhunuar 34-vjeçaren Mayorga në një dhomë hoteli në Las Vegas në 2009.

Ai është akuzuar gjithashtu se ka detyruar modelen të pranojë 375 mijë dollarë për të heshtur.

Policia e Las Vegas konfirmoi se kanë rihapur rastin e sulmit seksual të vitit 2009 me kërkesën e gruas në një padi të paraqitur më 27 shtator.

Pretendimet ndaj sulmuesit të Juventusit u botuan për herë të parë nga gazeta gjermane Der Spiegel si rezultat i hetimit të tyre.

Ronaldo etiketoi pretendimet "lajme të rreme" dhe të mërkurën mohimin akuzat në një postim në Twitter, duke shkruar: "Përdhunimi është një krim i neveritshëm që shkon kundër çdo gjëje që unë jam dhe besoj".

EMISIONET