AKU gjobit me 1.75 mln lekë 4 subjekte në Tiranë, Berat e Dibër

AKU gjobit me 1.75 mln lekë 4 subjekte në Tiranë, Berat e

Nga kontrolli i zhvilluar në dy supermarkete në Tiranë rezultoi se njëri subjekt ushtronte veprimtarinë i papajisur me licencën përkatëse, duke u gjobituri me 1,000,000 lekë. Ndërsa në subjektin e dytë u konstatuan problematika në etiketimin e produkteve ushqimore, duke u gjobitur me 100,000 lekë.

Po ashtu AKU ka ushtruar kontroll në Bulqizë, ku u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin i paregjistruar në QKB, si dhe në ambientin e tregtimit u evidentua papastërti në mure, tavane dhe dysheme e dëmtuar.

Për këto shkelje subjekti u gjobit me 150 000 mijë lekë dhe “Bllokimi i aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kushteve ligjore.

Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në një subjekt në  Poliçan të Beratit, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë i paregjistruar në QKB, si dhe u evidentua tregtimi i produkteve të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit (biskota, akullore, llokume, pije freskuese etj). Gjithashtu, gjatë kontrollit u konstatuan një sërë produktesh të paetiketuara, çka përbën shkelje ligjore (qumësht, sallam, sodë buke, piper, kanellë dhe limontos), si dhe subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet ushqimore që tregtonte.

Për shkeljet e konstatuara, AKU gjobiti me 500 mijë lekë “Bllokimi i aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme dhe  “Bllokim i produkteve” të konstatuara të pasigurta për konsum, me qëllim asgjësimin e tyre.

EMISIONET