AKU bllokon mbi 960 kg mish në muajin tetor

AKU bllokon mbi 960 kg mish në muajin tetor

AKU ka kryer 181 inspektime në rang vendi për stabilimentet e produkteve shtazore, të qumështit dhe mishit, për periudhën 1-17 tetor.

Për stabilimentet e prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të produktit mish janë kryer 137 inspektime.

Nga të cilat janë marrë 54 paralajmërime, 20 masa administrative me gjobë në vlerën prej 4.000.000 lekë, 8 ndërprerje aktiviteti si dhe bllokim/asgjësim të 962.1 kg mish.

Ndërkohë për stabilimentet e përpunim dhe tregtim të produkteve të qumështit/nën produktet e tij janë kryer 44 inspektime. 

Prej tyre 24 biznese morën paralajmërime, u vendosë 5 masa administrative me gjobë me vlerën 700.000 lekë dhe u ndërpre aktiviteti i një biznesi, si edhe u bllokua/asgjësua 190 kg djathë i bardhë dhe 7.5 litra qumësht.

"Subjektet për të cilat është marrë masa e menjëhershme me ndërprerje aktiviteti janë : Alb Orka dhe Rrok Uka në qytetin e Tiranës, Dylaver Suma në Dibër, Nexhip Cezma në Korçë, Sali Rustem Buci në Durrës, Netil Dalipi, Edmond Saraçi dhe Aldo Poroçani në Elbasan, të cilët janë stabilimentet e prodhim/përpunim dhe tregtim të produktit mish

Ndërsa për stabilimentin e përpunim dhe tregtim të produkteve të qumështit/nën produktet e tij subjekti Pëllumb Xhanari në Fier,"-raporton AKU.

EMISIONET