Aktorja rrëfen eksperiencën e keqe: Shtova 26 kg për një rol dhe kalova në depresion

Aktorja e njohur Charlize Theron ka zbuluar se kaloi në depresion pasi shtoi 26 kg për rolin e saj të fundit.

42-vjeçarja bënte rolin e nënës së tre fëmijëve në filmin ‘Tully’ dhe u detyrua të shtonte peshë.

Kjo bëri që të merrte një dietë për tu shëndoshur duke bërë që Charlize të ngrihej në mëngjes për të ngrënë.

Në një intervistë për Enterainment Tonight, ajo tha: “Duhet të zgjohesha në 2 të mëngjesit për të ngrënë biskota dhe djathë. Duhet të zgjohesha vazhdimisht vetëm për të ngrënë. Është e vështirë ta mbash gjithë atë peshë. Doja të ndjeja cfarë ndjente femra në rola dhe ishte mënyra e vetme për ta bërë. Por u preka nga depresioni. Ishte hera e parë në jeta që haja aq shumë ushqime të përpunuara dhe të pija lëngje me shumë sheqer.”

Pas kësaj, Charlize tregoi se nuk ishte shumë eksperiencë e mirë pjesëmarrja e saj në këtë film.

EMISIONET