Aktorja i jep fund beqarisë: Jam me fat, u martova me shokun e ngushtë

Aktorja e njohur, Kate Upton i ka dhënë fund beqarisë dhe ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me mikun e ngushtë, Justin Verlander.

Ajo kishte disa kohë që shijonte romancën dhe ka vendosur që ta cojë marrëdhënien në një fazë tjetër. Në një postim në Instagram, ka publikuar fotografinë e parë nga dasma me një përshkrim për partnerin e saj.

“Ndihem kaq me fat që më në fund u martova me mikun tim të ngushtë. Një falenderim shkon për familjet dhe miqtë tanë që e bënë këtë fundjavë kaq argëtuese dhe të magjishme,” – shkruajti 25-vjecarja.

E veshur me një fustan të bardhë dhe me një grim tepër natyral, aktorja vendosi që romancën e saj ta celebronte në Toskanë të Italisë. Justin është një ndër lojtarët më të mirë të bejsbollit në skuadrën amerikane, Houston Astros.


/oranews.tv/

EMISIONET