Aktorja e parë aziatike e nominuar në Golden Globes në dekada

Aktorja e parë aziatike e nominuar në Golden Globes në dekada

Aktorja Constance Wu është nominuar në një nga kategoritë më të mira të Golden Globes.

Ajo është gruaja e parë aziatike në 44 vite që nominohet në Golden Globes.

Wu, e cila është nominuar për rolin e saj në Crazy Rich Asians, tha se ishte "në ekstazë, por edhe e shokuar".

Filmi deri më tani ka grumbulluar rreth 238 milionë dollarë fitime në mbarë botën që nga premiera në gusht.

Regjisori  Jon M Chu tha se nominimet ishin momenti më krenar i karrierës së tij.

Wu po konkurron me katër aktore të tjera në kategorinë 'Performanca më e mirë' në një film muzikor ose komedi.

Personi i fundit me origjinë aziatike nominuar në të njëjtën kategori ishte Yvonne Elliman për rolin e saj në  "Jesus Christ Superstar" në vitin 1974, sipas Hollywood Foreign Press Association.

Wu tha se "nuk mendonte" se do të nominohej.

Autori i Kevin Kwan, libri i të cilit me të njëjtin emër u adaptua në një film, gjithashtu përgëzoi Wu dhe kastin e aktorëve për nominimin historik.

Filmi tregon historinë e një gruaje aziatiko-amerikane, qe merr një goditje kulturore, pasi u takua me familjen miliardere të të dashurit të saj në Singapor. 

Shikoni listën e plotë të të nominuarve dhe kategoritë

EMISIONET