Aktorja e njohur rrëfen: Kur isha shtatzënë, bashkëshorti më ka rrahur 2 orë me rrip

Aktorja e dashur për publikun shqiptar për rolin si "Ahsen hatun" në serialin "Sulejmani i madhërishëm" ka folur për mediat turke duke zbuluar një detaj të dhimbshëm nga jeta e saj.

Rasti i vajzës së saj Aya, që u diagnostikua me kancer kur ishte 2 vjec e gjysmë u komentua gjatë në media pasi solli ndarjen me bashkëshortin.

Sipas CNN turk, Ceren Hindistan vuajti shumë këtë periudhë dhe ish-partneri i saj, biznesmeni Umit Aslan nuk e mbështeti aspak. Ajo rrëfeu se ai nuk ishte i pranishëm në netët që kalonin në spital dhe më pas zbuloi se kishte një romancë jashtë martese.

Gjatë intervistës, aktorja rrëfeu dhe një detaj tepër të dhimbshëm për shtatzëninë e saj duke thënë: "Kur isha shtatzënë më ka rrahur 2 orë me rrip. Sapo dola nga dushi dhe kisha vetëm një peshqir. Rashë në tokë dhe po ruaja vetëm barkun. Nuk mund të vendsoja kokën në jastik për 3 netë. Vendosa të ikja pa marrë asgjë me vete."

Kështu vendosi të largohej nga shtëpia për të qëndruar te një mikeshë e saj pasi familja i kishte kthyer kurrizin për shkak të kësaj romance. Tashmë është e lumtur që po shijon jetën me vogëlushen e saj Aya.

EMISIONET