Aktorja e humorit flet pa doreza për kolegët: Nëse keni b****, hajde provojeni!

Aktorja e humorit flet pa doreza për kolegët: Nëse keni b****,

Aktorja e njohur e spektaklit "Portokalli" ka rrëfyer mendimin e saj për artistët e teatrit, që shpesh herë kanë thënë se televizioni është i lehtë.

Në intervistën për "Mos i fol shoferit" nga Rudina Dembacaj, ajo foli hapur për kolegët e saj duke i ftuar që të provojnë spektaklin për të kuptuar vështirësinë.

Rudina Dembacaj: Aktorët e shoët televiziv paragjykohen nga ata në teatër me mendimin që kanë vënë lekun para gjithçkaje. Çfarë do u thoje ti atyre?

Albana Perhati: Më vjen ta them në mënyrë shumë vulgare. Nëse kanë b**** të vijnë ta provojnë se çfarë është ajo punë, pastaj do pres gjykimin e tyre. Të vijnë ta provojnë sa kollaj është.

Rudina Dembacaj: Sipas teje çfarë është më e vështirë? Shoë televiziv apo shfaqja në teatër?

Albana Perhati: Varet çfarë roli ke në teatër. Pavarësisht se duket si diçka komerc, si fast food, ju siguroj që është më e vështirë se teatri. Ke më shumë kohë të mendosh. Këtu nuk ke kohë, ke vetëm 3 ditë. 

EMISIONET