Aktorja e famshme viziton në burg Assange: Njeriu më i pafajshëm në botë

Aktorja e famshme viziton në burg Assange: Njeriu më i pafajshëm

Aktorja Pamela Anderson ka vizituar në burg themeluesin e kompanisë WikiLeaks, Julian Assange, të cilin e quan "njeriun më të pafajshëm në botë".

"Ai nuk e meriton të jetë në burg si i izoluar. Ai nuk ka bërë asnjë akt dhune. Ai është një person i pafajshëm. Ai është burrë i mirë, e dua shumë dhe nuk mund ta imagjinoj çfarë po përjeton. Duhet ta shpëtojmë jetën e tij. Kjo është serioze", tha Pamela Anderson pasi doli nga vizita që i bëri në burg.

Kjo ishte vizita e parë shoqërore e Assange që kur u arrestua nga policia.

Bashkë-themeluesi i Wikileaks, Julian Assange u arrestua në ambasadën ekuadoriane në Londër më 11 prill.

Assange u strehua në ambasadën e Ekuadorit shtatë vjet më parë që të shmangte ekstradimin për në Suedi, akuza të cilat tashmë janë rrëzuar.

Policia Metropolitane e Londrës tha se arrestimi erdhi për shkak të mos paraqitjes në gjyq.

Një gjykatë britanike dënoi më 1 maj themeluesin e kompanisë ËikiLeaks, Julian Assange me 50 javë burgim, për shkak të shkeljes së rregullave të lirimit me kusht.

Australiani 47-vjeçar është shpallur fajtor për shkelje të Aktit për Lirim me Kusht, pas arrestimit që i është bërë në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.

EMISIONET