Aktori Vasili e thotë hapur: Greqia nuk ka venë veto kundër negociatave, Zheji i jep përgjigje

Aktori Vasili e thotë hapur: Greqia nuk ka venë veto kundër

Aktori Laert Vasili i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se Greqia nuk ka venë veto kundër negociatave për Shqipërinë, ndërsa moderator Artur Zheji tha se Integrimi Europian i Shqipërisë kushtëzohet vetëm nga standardi i minoritetit.

Vasili: Anglia, Franca, Gjermania ne kujtojmë se na mbështesin. E keni shumë gabim. që nga koha e frankofonit të parë diktatorit Enver Hoxha dhe të gjithë rrjedhojës shqiptare, le ta mbajnë Franëcën dhe ta gëzojnë. Nga krahu tjetër ne themi fajin na e ka Greqia. Greqia nuk ka vendosur ndonjëherë veto kundër hapjes së negociatave.

Kalaja: Po e kërkon problemin në 1913.

Vasili: Populli shqiptar po nuk e kuptoi se duhen kthyer sytë vetëm nga Amerika...Ne nuk guxojmë të kërkojmë të drejtat e shqiptarëve.

Zheji: Integrimi Europian i Shqipërisë kushtëzohet vetëm nga standardi i minoritetit. E vendos ajo notën. Nuk ka arbutër të vendosë notën.

Kalaja: Mos ta kërkojmë problemin në 1913 kur ai thotë se problemi kryesor është Rama. Është paragjykuar liberalizimi i vizave për Kosovën për precedentin që ka cuar Shqipëria emigrantë në Francë. Prandaj u penalizua Kosova, është paragjykuar gjithë procesi.

Vasili - Gjuzit: Besoj se jeni dakord me mua që zgjidhja vjen vetëm nga Amerika.

Gjuzi: Po.


EMISIONET