Aktori u divorcua pas 4 ditësh martesë, ish gruaja e Nikolas Cage kërkon dëmshpërblim

Aktori u divorcua pas 4 ditësh martesë, ish gruaja e Nikolas Cage

Ish bashkëshortja e Nicolas Cafe pretendon se ka të drejtën të përkrahet ekonomikisht nga aktori dhe dëshiron që ylli i "Face / Off" ti paguajë tarifat ligjore.

Cage dhe Erika Koike morën vendimin për tu martuar pasi u dehën në një lokal në Las Vegas. Por martesa e tyre zgjati vetëm 4 ditë, pasi aktori kërkoi anulimin e kontratës me pretendimin se kishte qenë i dehur kur tha 'po'.

Sipas një raporti nga TMZ, Koike ra dakord për tu divorcuar, por beson se ka të drejtë për mbështetje bashkëshortore.

Ajo pretendon se humbi mundësitë për të zhvilluar karrierën e saj për shkak të reputacionit të dëmtuar.

Cage pretendoi se martesa ishte një kurth nga ana e saj dhe se Koike nuk i tregoi të gjithë historinë kriminale para ceremonisë së martesës.

EMISIONET