Aktori në marrëdhënie 'jashtëmartesore' me Gent Zenelaj

Aktori i njohur, Romir Zalla është i ftuar në 'Mos i fol shoferit' nga Rudina Dembacaj ku rrëfeu marrëdhënien me mikun e tij Gent Zenelaj.

Moderatorja e komentoi si 'jomartesore' pasi ata janë shumë të afërt me njëri-tjetrin, për të cilën Romiri tregoi: "Me Gentin e kam marrëdhënien shumë të vjetër në kuptimin shoqëror. Kemi pasur fatin të punojmë bashkë në shumë projekte duke nisur që herët, kemi marrë pjesë në shfaqjen 'Kalorësit' pastaj cdo dy vjet kemi qenë në shfaqje bashkë."

Më pas, Romiri tregoi një prej batutave që kanë ndodhur gjatë shfaqjes 'Don Kishoti' ku kishin dhe një gomar.

"Kur po flisnim për Don Kishoti, për portetin e tij Genti tha: Po sikur të dalim një ditë, një javë para premierës, veshim rrobat e Don Kishotit, të gjejmë një kalë, një gomar, i hypim dhe bëjmë xhiro nga Teatri deri te Korpusi. Vishemi, i hypim kalit e gomarit, ka qenë ditë e dielë e qetë, nuk kishte shumë lëvizje. Bëmë një xhiro, nuk e cuam deri në fund sepse ai kali im qëlloi shumë grindavec, si puna ime, gomari më i qetë, si Genti", rrëfeu aktori duke shtuar se e bënë xhiron për të marrë disa plane që i duheshin për shfaqje.

EMISIONET