Telenovelat turke janë ndër më të preferuarat e publikut, por askush nuk do ta priste të shihte një aktor shqiptar në to.

Nik Xhelilaj, pasi filloi karrierën e tij në Çeki, duket se është zhvendosur në Turqi pasi do shfaqet në serialin Payitaht.

Ai ka njoftuar për këtë gjë nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregon se do ketë rolin e Marco. Seria do të jepet sot në orën 8 të darkës në televizionin turk TRT1.

Seriali "Payitaht: Abdülhamid" përshkruan ngjarje historike gjatë sundimit të sulltanit otoman Abdul Hamid II. Xhelilaj ka treguar se roli i tij ka të bëjë me misionin e tij nga Berlini për në Stambollin e vitit 1989.

Tags