Aktori i njohur i Teatrit Kombëtar Genc Fuga dhe një prej kandidatëve për të drejtuar këtë institucion kulturor, i ftuar në emisionin BOOM ka treguar arsyet pse ai kandidon.

Fuga tha se dy janë arsyet e kandidimit të tij, e para për studentët dhe gjeneratën e re të aktorëve dhe e dyta është që ai të vendosë disa  rregulla.

Fiori Dardha: Sa shanse ka Genc Fuga?

Genc Fuga: Mund të jetë 1 në 4-5 vetë shans, mendoj që do jenë 3-4 kandidatura të tjera.

Fiori Dardha: Pse u shty procesi?

Genc Fuga: Nga momenti i deklarimit deri në momentin e dorëzimit të platformave të paktën të ishte 1 muaj kohë për të patuar kohën e mjaftueshme që ti të hidhje në platformë ato që kishe për të prezantuar.

Fiori Dardha: E keni gati platformën?

Genc Fuga: Unë po, u përgatita shumë fort për datën 22 shkurt

Fiori Dardha: Pse i duhet ky post Genc Fugës, pse duhet të jesh drejtori teatri?

Genc Fuga: Në rast se do ta përmblidhja me një fjali pikërisht për ata studentët dhe gjeneratat që ecin përpar jo vetëm me interpretimin, por edhe me krijimtarin e tyre. E dyta, gjithë synimi është që të vëmë ca rregulla në këtë fushë veprimi pa rregulla, të tipit kristalizimi ose jo të teatrit kundrejt ministrisë së Kulturës, njëkohësisht kjo do të cojë me një lloj pavarësie institucionale dhe kombinimin e financimit etj etj.


/Ora News.tv/