Aktorët kundër aktorëve? Kritika ndaj atyre që ulën për dialog me Kumbaron

Aktorët kundër aktorëve? Kritika ndaj atyre që ulën

Debati për teatrin i ka gjetur aktorët e ndarë. Artistët janë shprehur për Ora News se Ministria e Kulturës është përpjekur për të përçarë artistët.

Aktorët janë shprehur të zhgënjyer për mënyrën se si Ministria e Kulturës u përpoq që të përçante komunitetin artisitik.

Ndërsa prisnin në takim ministren Kumbaro, ata kanë parë se një pjesë tashmë ishte ulur në tryezë me të.

Altin Basha: Është shumë i shëmtuar gjesti i Ministrisë së Kulturës për të bërë diversion në komunitet.

Gentian Zenelaj: Janë këto grupet që kur flet ky politikani, janë 4-5 që i tundin me kokë mbrapa politikanit.

Ervin Bejleri: Duke vajtur në emrin e sindikatës atje kanë shkelur parimet bazë mbi të cilat kanë firmosur. Mos të flasim pastaj për etikën morale kundrejt komunitetit, që ne jemi mbledhur këtu dhe e prisnim Ministren këtu.

Rreth 200 artistë nga komuniteti i skenës, përshi Cirkun dhe Teatrin e Kukullave, pas diskutimeve të ditës për të mbrojtur me çdo kusht godinën nga ndonjë projekt abuziv, ranë dakord që Kastriot Çipi dhe Ema Andrea t'i bashkohen tryezës së Ministrisë së Kulturës.

Kastriot Çipi: Sot ramë dakord që të bëjmë dhe një ndarje në shenjë kompromisi me ju që diskutimet për projektligjin përderisa kanë karakter shumë teknik, shumë specifik që nuk bëhen dot mirë dhe me qetësi në një auditor të gjerë, ne do ti bëjmë në tryezat që do të caktoni ju si Ministri me një grup përfaqësuesish të komunitetit.

Ministria e Kulturës ka pranuar se projektiligji do të diskutohet hap pas hapi me një grup përfaqësuesish të komunitetit artistik.

Në fund Kumbaro ka këmbëngulur që takimi i javës së ardhshme nuk mund të bëhet veçse në zyrat e shtetit.

Mirela Kumbaro: Besoj se modeli më konstruktiv i diskutimit është ai i një tavoline në zyrat e shtetit që është bërë pikërisht për këtë punë.

Po a janë dakord artistët?

Gentian Zenelaj: E ftojmë si mikeshë, le të vijë si mikja jonë, nuk do ta vëmë me shpatulla pas muri, nuk do ti bëjmë gjyq publik, asgjë. Jemi një komunitet artistësh që kemi dëshirën e mirë ta kemi përballë.

Altin Basha: Vazhdojmë ti qëndrojmë idesë që takimi duhet të bëhet, i qëndrojmë dy pikave të peticionit dhe për hapat në vazhdim do t'ju njoftojmë.

Në seancën e sotshme në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar që do të ndërtohet një teatër i ri, një objekt më vete. Dhe projekt-ideja ka të ngjarë të bëhet publike javët e ardhshme.

EMISIONET