10 mijë hapa në ditë nuk janë mjaftueshëm dhe të rriturit kanë nevojë për aktivitete të tjera që i bëjnë më të fuqishëm dhe ndihmojnë në balancimin e tyre.

Enti i Shëndetit Publik ka sugjeruar që të marrin ushtrime që kanë lidhje me forcën, vecanërisht gjatë shtatzënisë, menopauzës ose daljes në pension.

Këshillohen ecje nordike, pesha në palestër, tenis, kriket ose vallëzim. Përfshihet edhe mbajtja e cantave të mëdha në rast blerjesh.

Enti i Shëndetit Publik ka bërë njoftimin duke u bazuar tek shqetësimet se shumica e të rriturve nuk bëjnë punë të mjaftueshme forcë.

Udhëzimet e qeverisë thonë se burrat dhe gratë duhet të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet të moderuar një javë, si dhe dy seanca të trajnimit të forcës.

Por vetëm një e katërta e grave dhe një e treta e meshkujve pohojnë se ata arrijnë këtë.

/Ora News.tv/