Aktivistë në Korenë e Jugut kanë kundërshtuar dhunshëm afrimin me Korenë e Veriut.

Protestuesit dogjën flamurin e Koresë së Veriut së bashku me një portret të Kim Jong-un, ndërsa përpjekjet për përmirësim të marrëdhënieve gjatë Lojërave Olimpike Dimërore janë cilësuar si një “poshtërim”.

Një orkestër nga Peniani duhej të jepte një koncert në Seul, si pjesë e një marrëveshjeje ndërkufitare, por kjo ka zemëruar konservatorët që e akuzojnë presidentin e Jugut si një simpatizues i Koresë së Veriut.

Ndërkohë edhe  mediat thonë se diplomacia dhe sporti janë përzier në një mënyrë të pashembullt, pasi vizita historike në Jug e motrës së Kim Jong-Un e ka shtruar rrugën e shpresës për marrëdhënie më të mira mes dy Koreve.

/Ora News.tv/