Përtej reformës në sektorin e ujit për të ulur abuzimet ministria e infrastrukturës ka nisur disa projekte të rëndësishme për ndërtimin e ujësjellës-kanalizimeve. Ministri iinfrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri gajtë ika inspektuar punimet e nisura në zonën e Gjirit të Lalëzit

Gjiknuri: Në vazhdën edhe të aksionit që ka nisur për një mirëadministrim të sistemit të ujit që është i lidhur me kanalizimet, pikërisht këtë ka qëllim, rritjen e performancës ekonomike. Rritja e arkëtimeve, shëndoshja financiare e gjithë sektorit, në mënyrë që të kemi investime aq të nevojshme duke filluar nga zona që kanë potencial më të madh ekonomik siç janë zonat me përparësi turizmi/

Nga ky investim pritet të përfitojnë rreth 30 mijë ndërsa dy projektet kapin vlerën e rreth 13 milion eurove.

Gjiknuri:Me përfundimin e këtij impianti i cili do të vihet në funksionim në vitin 2019, e gjithë kjo zonë nuk do të ketë më probleme me trajtimin e ujërave te zeza. Do kemi një zgjidhje me një teknologji të fundit, projekti i bërë është ndër me bashkëkohorët. Realisht i jep një zgjidhje përfundimtare gjithë kësaj zone dhe i shërben gati 30 mijë banorëve të cilët do të lidhen me këtë rrjet. Vepra po shkon shumë mirë, unë pata një bisedë edhe me kontraktorët, gjithçka po shkon sipas planit.

Ky investim parashikon dy projekte .I pari  ka të bëjë me ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza dhe Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Përdorura në zonën turistike.

Ndërsa projekti i dytë ka të bëjë me ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit. Uji do të merret në tubacionin e ujësjellësit që vjen nga Fushe Kuqja me sasi 150 litër/sek.

/Ora News.tv/