Aksioni kundër informalitetit vijoi me kontrollet në subjektet që tregojnë produkte të akcizës në zonën e Vorës.

Nga kontrolli i ushtruar në një magazinë fiskale të një subjekti që tregon kafe është konstatuar një mungesë gjendjeje në magazinë prej rreth 76 ton. Drejtori i Doganave Arlind Gjokuta tha se detyrimi që iu ngarkua subjektit është 150 mijë euro.

"Detyrimi imunguar i akcizës është rreth 4.6 milionë lekë dhe penaliteti i aplikuar për këtë detyrim të munguar është 13.8 milionë lekë, duke e çuar në total detyrimin që duhet të paguajë subjekti në vlerën e 18.4 milionë lekë, ose 150 mijë euro ."

Ministrja e Financave Anila Denaj tha se kontrollet do të vijojnë me qëllim shtrirjen e planit kundër informalitetit në të gjithë vendin.

Në ato subjekte ku paligjshmëria është evidente gjobat janë shumë fish. Ky nuk është aksion por plan që do të vijojë gjithë kohës. "  

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Arlind Gjokuta, tha se kontrollet bazohen në bazë të informacioneve të sistemit të vlerësimit të riskut, me fokus të veçantë në subjektet e mëdha.

/Ora News.tv/