Në mbledhjen e grupit Parlamentarë të Partisë  Demokratike, kryetari Lulzim Basha ka folur për publikimin e një skandali në muajn maj, që sipas tij do të trondisë ekzistencën e qeverisë. Basha i ka lënë në enigmë, deputetët ndërsa nuk ka dhënë informacion për çfarë dhe me kë lidhet ky  skandal i pretenduar.  Ndërkohë grupi i PD, do vijojë mardhënien e kushtëzuar me kuvendin, ndërsa brenda javës kjo forcë politike  do të nisë ristrukturimin  në bazë.  

Tirane- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi grupin parlamentar të Partisë Demokratike,  për të diskutuar mbi qëndrimet që opozita do të mbajë në seancën parlamentare të  enjtes por dhe mbi aksionin  në vazhdim. 

Burimet i thanë Ora News se kryetari Basha, ka folur për publikimin e një skandali në muajin maj, duke u shprehur se do të tronditet ekzistenca e qeverisë. Basha mësohet të jetë shprehur para deputetëve, se socialistët nuk mund të mbajnë më të fshehur zullumin  dhe keqqeverisjen 5 vjeçare, por  nuk ka dhënë informacion se me kë lidhen këto afera të pretenduara.  

Ndërkohe grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të vijojë marrëdhënien e kushtëzuar me kuvendin, duke mos marrë pjesë në komisione me përjashtim kur flitet për çështje me rëndësi për qytetarët dhe ato që lidhen me integrimin.  

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka informuar gjithashtu grupin parlamentar se brenda kësaj jave do të shpërndahet udhëzimi për ristrukturimin  degëve.

 Partia Demokratike  pritet që të futet në një proces zgjedhor nga seksionet, grupseksionet e deri tek kryetarët e degëve. 

Por krahas këtyre zhvillimeve Basha u ka kërkuar deputetëve që artikulimi poltik të fokusohet tek çështja "Tahiri", lirimi i të burgosurve për protestën e Rrugës së Kombit, dhe mbështetja e qytetarëve dhe grupeve të interesit  në protesta të ndryshme.  

/Ora News.tv/