Në rrjetet sociale qarkullojnë disa video të xhiruara gjatë aksionit të policisë bashkiake për largimin e ambulantëve nga trotuari. Aksini është në zonën e Kodër Kamzës pranë Institutit Bujqësor, ku policia bashkiaki ndërhyn për të hequr perimet e tregtarëve që janë kryesisht të moshuara.

Për këto video ka pasur komente të qytetarëve që janë sensibilizuar më tepër ndaj tregtarëve. Por kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është i vendosur për të vazhduar aksionin e tij për lirimin e rrugëve dhe trotuarëve për kalimtarët. Ai tha se ambicja nuk është që ta bëjë Tiranën si Kalkuta me shitje dhe tregje pa sistem, por si një qytet europian ku ka tregje dhe të gjithë duhet të shkojnë në vendet e caktuara nga bashkia.

Veliaj: Ka disa njerëz nga këta cinikët që thonë…a po ti kur ke shitur fiq?! Patjetër, tek pazari i ri që sot është shumë herë më i mirë se kur shisja unë fiq. Por nëse ka ndonjëri nga ju që di ndonjë qytet në botë që ka lulëzuar, ka shpëtuar nga varfëria, është pasuruar se të gjithë njerëzit janë shtrirë në tokë më thoni dhe hajde ta bëjmë Tiranën ashtu. Nëse ambicja jonë është ta bëjmë Tiranën si Kalukuta, mbani mend filmimet e Nënë Terezës, i pa civilizimi Kaluktën duke u shtrirë të gjithë njerëzit në tokë. Nëse duam ta bëjmë si BE duhet ta bëjmë si në Europë dhe nuk ka nevojë të bëjmë histeri përsa kohë Bashkia ka tregje.

Sipas Veliajt bashkia e Tiranës ka mbi 22 tregje ku mund të shiten fruta perime dhe se trotuaret duhet të jenë të lirë për tu shfrytëzuar nga komuniteti.

/Ora News.tv/