Aksidentoi për vdekje të riun në Fier, kapet 24-vjeçari

Aksidentoi për vdekje të riun në Fier, kapet 24-vjeçari

Policia e Fierit ka ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili dyshohet se aksidentoi për vdekje 22-vjeçarin Arif Xhafa.

"Pas një pune hetimore intensive nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve, u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit A.B, 24 vjeç, banues në Pojan.

Shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen" në aksin rrugor Fier-Dërmënas, dyshohet se  ka aksidentuar shtetasin A.Xh dhe më pas është larguar nga vendngjarja", sqaron policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

EMISIONET