Modelja Katie Price u arrestua në orët e para të mëngjesit të mërkurës për drejtimin e makinës në gjendje të dehur.

Ajo përplasi automjetin e saj tip Range Rover që kushton 37 mijë dollarë.  Një zëdhënës ka konfirmuar se çështja e saj po hetohet dhe gjyqi vazhdon.

Kjo do të thotë se 40-vjeçarja mund të kthehet në shtëpi ndërkohë që vijojnë hetimet.

Ishin oficerët ata që panë makinën e aksidentuar në një shkurre. Kohët e fundit, Katie, nënë e 5 fëmijëve është komentuar për ndërrimin e partnerëve, por tani vëmendja është kthyer tek aksidenti i saj.

/Ora News.tv/