Ky është momenti i tmerrshëm kur aktori George Clooney është hedhur disa metra në ajër kur skuteri i tij u përplas me një makinë.

Aktori u përplas me një Mercedes që po ecte në korsinë e gabuar në ishullin italian të Sardenjës rreth orës 7 të mëngjesit të së martës.

Video e marrë nga kamerat e rrugës tregon 57-vjeçarin duke lëvizur me skuterin e tij që përplaset me makinën. Më pas ai fluturon në ajër duke goditur xhamin e veturës përpara se të binte në asfalt.

Për fat të mirë ylli i Hollyëood kishte vendosur kokore dhe po ngiste ngadalë. Shoferi i automjetit ka dalë menjëherë nga makina për të ndihmuar Clooney.

Ai u dërgua në spitalin Gjon Pali II në Olbia, por u doli vetëm pas disa orësh.

Aktori iu nënshtrua një skaneri dhe rezultoi se nuk kishte fraktura por thyehet se pësoi trauma në legen, ije dhe gjunjë, ndaj i duhen rreth 20 ditë për tu shëruar.



/Ora News.tv/