Tragjike, 12 vjeçari shqiptar vdes në SHBA 5 ditë pasi u largua nga Shqipëria

Një djalë 12 vjeç shqiptar humbi jetën në një aksident rrugor në New Jersey, vetëm 5 ditë pasi ishte larguar nga Shqipëria dhe familja e tij ishte vendosur me banesë aty. 

Elios Xhemollari humbi jetën teksa po lëvizte me biçikletë dhe u përplas nga kamioni.

Policia zyrtarisht nuk ka konfirmuar emrin për shkak të moshës së vogël ndërsa kushëriri i tij ka nisur një fushtë online për të mbledhur para për përballimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore.

Aksidenti u shënua të martën dhe Elios humbi jetën në vendngjarje.

Kamioni drejtohej nga një 43 vjeçar me banim po në New Jersey. Shoferi ka pranuar të bashkëpunojë për të zbardhur aksidentin dhe hetimet po vijojnë. Ende nuk është ngritur asnjë akuzë për drejtuesin e mjetit



EMISIONET