Në familjen e Elenës janë hapur dyert e mortit. E ndërsa do i japë lamtumirën vajzës së tij, babai kërkon që autori i aksidentit të viht para përgjegjësisë.

Shumë mistere rrethojnë ende aksidentin e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Maminas.

23 vjeçarja, banuese në Tiranë ishte nisur drejt Italisë. Burimet nga porti i Durrësit thanë se ajo ka humbur tragetin dhe nuk është paraqitur në sportel, por një tjetër argument ka babai i saj Flamur Avdillari. 

I ati tregon se Elena do të shkonte në Itali pasi kishte gjetur punë dhe se kishte qenë djali i tij që kishte dhënë lajmin tragjik.

I ati: Kishte gjetur një vend pune dhe do të shkonte të punonte. Djali ishte në shtëpi unë në punë. Më tregoi e më tha se kishte ndodhur një aksident. Ajo nuk kishte mundur të kalonte në Itali dhe ishte kthyer.  Fajtori ka lënë makinën dhe është larguar.

Aksidenti 

Aksidenti tragjik u shenua rreth ores 23:30 minuta. Elena Avdillari 23 vjeçe po udhëtonte me taksi  nga Durrësi drejt Tiranës, për tu rikthyer në banesë, ku nuk mbërriti kurrë. Makina u godit nga pas nga një makinë BENZ, që sic mësohet nga Grupi Hetimor udhëtonin me shpejtësi të lartë.

Nga përplasja humbi jetën dhe shoferi i taksise Bujar Agalliu 60 vjeç. 

Burime pranë grupit herimor i thanë Ora News se taksia e drejtuar nga Agalliu po udhëtonte drejt Tiranës në korsinë e shpejtësisë, në kohën kur mjeti me targa AA 060 SP e ka goditur në pjesën e pasme me një shpejtësi që sipas të dhënave të para shkonte deri në 150 km për orë.

Goditja ka qenë aq e fortë, sa taksia ka ecur rreth 100 metra zvarrë mbapsht, dhe pasi ka hasur një bordurë ëshët rrotulluar në ajër duke përfundur përmbys pranë këtij karburanti

Mjeti që dyshohet se shkaktoi aksidentin u gjet i braktisur dhe me njolla gjaku në të, rezulton në pronësi të Dardan Gjekës, por nuk dihet nësë ai ishte drejtuesi. Ngjarja po hetohet edhe në pistën e një sulmi të qëllimshëm, përvec asaj të aksidentit në rrugë.

/Ora News.tv/