Aksidenti në Kanada, përmirësohet gjendja e vajzës së familjes Metko, gruaja në koma

Aksidenti në Kanada, përmirësohet gjendja e vajzës së

Dy anëtarët e mbijetuar të familjes Metko në aksidentin e shënuar të dielën e 19 gushtit në Kanada vijojnë të mbeten në spital.

Maralba Metko, e cila humbi në aksident bashkëshortin Fatosin dhe djalin Fioralbin, është në gjendje kritike për jetën dhe mbetet në koma, ndërsa vajza e saj 9 vjeçare Brianna ka një përmirësim, të paktën fizikisht.

Detajet i bëri me dije për mediat vendase, president i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze të Calgaryt, Ilir Kuqi pasi i vizitoi në spital.

Komuniteti shqiptaro-kanadez i Kalgarit po vjen në ndihmë të anëtarëve të mbijetuar të familjes Metko.

Familja Metko po vizitonte Ontarion, përpara transferimit atje gjatë javëve të ardhshme, për të qenë më afër familjes në Miçigan, tha Kuqi.

Por këto plane u shuan kur automjeti i tyre u godit me një automjet.

Policia tha se Fatos Metko, 45 vjeç, dhe djali i tij Fioralb Metko, 14 vjeç, vdiqën kur automjeti i tyre fillimisht goditi një dre që i preu rrugën dhe më pas u përplas me një makinë sportive.

Maralba dhe Brianna u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Aksidenti rezultoi tragjik edhe për makinën tjetër ku humbën jetën nënë e bijë, 51-vjeçarja C. Caraoa dhe e nëntëvjeçare A. Caroa, ndërsa tre të tjerë u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Kuqi tha se humbja e familjes Metko është ndjerë nga të gjithë shqiptaro-kanadezët, duke shtuar se mbledhja e donacioneve në ndihmë të tyre ëhstë më e pakta që mund të bëjnë për t'iu gjendur pranë.

"Këto incidente tragjike janë të vështira për t'u dëgjuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijë dhe një familje të bukur" tha Ilir Kuqi.

EMISIONET