Aksidenti në Kamzë, flet nëna: Kisha dy vajzat përdore kur ndjeva goditjen si një tërmet

Aksidenti në Kamzë, flet nëna: Kisha dy vajzat përdore kur

Valbona Ndreu, nëna e dy vajza, njëra prej të cilave humbi jetën nga një përplasje fatale në Kodër Kamzë, tregon momentin e tmerrshëm të paradites së 9 gushtit.

Valbona Ndreu: "Në momentin që po shikoja për të kaluar rrugën kam pasur dy vajzat përdore. Nuk di asgjë, di që kam pas si një tërmet nga mbrapa edhe më pas nuk di asgjë. Akoma s'më besohet. Që ta marrësh përdore e ta heqësh nga duart nuk më besohet. I mbaja gjithmonë përdore, akoma s'më besohet që se kam njërën vajzë".

Bashkëshorti i saj, Ferit Ndreu, thotë se gjendja shëndetësore e vajzës nuk është e mirë, pasi ka dëmtime në tru dhe të kockave.

"Gjendja shëndetësore e vajzës është shumë e dobët është shumë keq, ajo nuk mbahet në këmbë. Ka vatër të gjakut ka dëmtime të trurit, ka dëmtime të kockave. Ajo ka bërë vetëm një ekzaminim dhe nuk ka një ekzaminim të dytë për të ditur se në çfarë situate është vajza në çfarë situate është nusja", tha burri për News24.

Aksidenti fatal ndodhi paraditen e 9-të gushtit, kur një makinë e drejtuar nga një grua kaloi korsinë ndarëse të rrugës duke përplasur nënën me dy vajzat e saj si dhe një të ri që udhëtonte me biçikletë, i cili humbi gjithashtu jetën në moment.

Në pranga përfundoi 38 vjeçarja Rozina Koleci, e cila sipas deklaratës në polici, kishte shtypur gazin në vend të frenave duke shkaktuar përplasjen dramatike.

EMISIONET