Zbulohet pronari i makinës që shkaktoi aksidentin e rëndë mbrëmjen e djeshme në autostradën Durrës- Tiranë.

Ora News mëson se makina është në pronësi të shtetasit Dardan Gjeka.

Burimet thanë se nuk përjashtohet që aksidenti të jetë i qëllimshëm. Grupi hetimor po heton në dy pista: Ngjarje aksidentale dhe aksident i qëllimshëm.

Aksidenti i rëndë ndodhi pak para mesnatës së të mërkurës.

Sipas policisë makina tip Benz me targa AA 060 SP  është përplasur me mjetin Taksi me targa DR 475 TX. Kjo e fundi  për të devijuar është futur në një karburant.  Nga aksidenti humbën jetën shoferi taksi Bujar Agalliu, shoferi  i Taksisë, 60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, Elena Abdillari  23 vjeçe, banuese në Tiranë" 

Në sediljen e parë të mjetit tip "Benz" janë gjetur dhe njolla gjaku. 

Do nisej per ne Itali por u kthye

Goditja ka qenë e fortë dhe i ka marrë jetën menjëherë dy personave në taksi, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër u largua nga vendngjarja, por është identifkuar dhe po punohet për ta ndaluar.

Elena ishte nisur drejt Italisë, por për arsye që ende janë të papaqarta është kthyer në Port.

Në këtë situatë ajo ka marrë në Durrës taksinë e drejtuar Bujar Agalliu për tu rikthyer në shtëpi në Tiranë. 


/Ora News.tv/