Ky padyshim është aksidenti më i pazakontë që mund të keni parë. Kjo për shkak të mënyrë sesi makina përfundoi në pozicion vertikal ngjitur me shtyllën elektrike.

Ndërsa la policinë dhe zjarrfikësit në një operacion të pazakontë shpëtimi.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës në  Brick Township, New Jersey. Një numër i madh zjarrfikësish ndërhynë për të ulur automjetin në mënyrë të sigurt.

Për fat të mirë shoferi përfundoi vetëm me disa lëndime.

Ai arriti të dilte nga makina duke rënë në tokë. Më pas u dërgua në spital ku mori ndihmën mjekësore. Ndërsa policia po heton mënyrën sesi ndodhi aksidenti.






/Ora News.tv/