Aksidenti i pazakontë i kamionit me vezë, drejtohej nga shqiptari

“Një omëletë e vërtetë” me vezë mund të konsiderohet ajo çfarë ndodhi paraditen e kësaj të marte në një autostradë në Itali.

Një maune e ngarkuar me vezë u përplas me mjet tjetër, duke shkaktuar thyerje masive e për pasojë derdhjen në rrugë.

Për arsye ende të panjohura, kamioni i drejtuar nga një 37 vjeçar u përplas me një kamion tjetër të drejtuar nga një 54 vjeçar italian nga Peruxhia. Ai u plagos rëndë.

Thyerja e vezëve ka shkaktuar bllokim in e rrugës. U desh ndërhyrja e kompanive të pastrimit për të bërë rrugën të kalueshme pas disa orësh. Ky nuk ishte aksidenti i parë, pasi pak orë më vonë tri makina u përplas midis tyre në autostradën A14 në Faneza.

incidente-a-14-faenza-frittata-uova-27-settembre-2

/Ora News/

 

EMISIONET