Aksidente në Shkodër e Lushnje me dy të vdekur e 2 të plagosur

Aksidente në Shkodër e Lushnje me dy të vdekur e 2 të

Dy viktima dhe dy të plagosur është bilanci i tre aksidenteve rrugore në Tiranë, Lushnje e Shkodër.

Një 53 vjeçar ndërroi jetë në spitalin e Spitalin e Lushnjes, pas përplasjes nga një kamion në aksin rrugor Lushnjë – Fier.

Ndërsa një grua u përplas për vdekje në autostradën Tiranë Durrës.

Ndërkohë dy punonjës të Burgut të Reçit  mbetën të plagosur mbrëmjen e së enjtes pasi autobusi që i transportonte u përfshi në një aksidenti.

Ngjarja u shënua në aksin rrugor Shkoder – Han i Hotit, në fshatin Shtoj i ri, ku autobusi që po transportonte punonjësit e burgut të Reçit të Malësisë së Madhe u përplas me një veturë

Mësohet se një automjet tip Mini Cooper me targë AA 288 HA pasi ka dalë nga një rrugë dytësore është përplasur me pjesën e pasme të autobusit i cili udhëtonte në drejtim të Shkodrës.

Me lendime mbeti edhe drejtuesi i autoveturës që u përplas me autobusin.

Sipas të dhënave të para shkak për aksidentin u bë shpejtësia  tej normave të lejuara që udhëtonte autovetura private.

EMISIONET